Papa Françesku ka dënuar masakrën e kryer nga forcat ruse në qytezën e Buchas në afërsi të Kievit.
Gjatë daljes përpara audiencës së tij javore në auditorin e Vatikanit, Papa ngriti një flamur të Ukrainës të cilin ia kishin dërguar nga Bucha dhe theksoi se lajmet e fundit në vend që të sillinin shpresë, sollën mizori të tjera.
“Lajmet e fundit nga lufta në Ukrainë, në vend që të sjellin lehtësim dhe shpresë, sollën mizori të reja, siç ishte masakra e Buchës. Mizoria është gjithnjë e më e tmerrshme, madje edhe kundër civilëve, grave dhe fëmijëve të pambrojtur. Ata janë viktima, gjaku i pafajshëm i të cilëve thërret deri në qiell dhe lutet: “Ndaloni këtë luftë! Le të heshtin armët! Ndaloni të mbillni vdekje dhe shkatërrimin”. Dje pikërisht nga Bucha ma sollën këtë flamur. Vjen nga lufta, pikërisht nga ai qytet martir”, tha Papa Françesku.
Papa më pas shpërndau disa vezë me çokollatë të Pashkëve për fëmijët që ishin larguar nga Ukraina, duke thënë: “Këta fëmijë duhej të iknin për të mbërritur në një vend të sigurt. Ky është fryt i luftës. Le të mos i harrojmë ata dhe të mos harrojmë popullin ukrainas”, shtoi Papa.
Ndërkohë, kujtojmë se Rusia ka mohuar vazhdimisht masakrën në Bucha, duke i përshkruar imazhet e shfaqura si një “provokim të inskenuar”.
g.kosovari