Ditët e fundit, nëpër studiot e emisioneve po trajtohet gjithmonë e më shumë si temë që ish kryedemokrati, Lulzim Basha mund të jetë një prej propozimeve për t’u zgjedhur në krye të institucionet e presidencës për 5 vitet e ardhshme duke pasuar Ilir Metën në këtë post.
Ndërsa ka qenë deputeti socialist Erion Braçe i cili me anë të një postimi në rrjetin e tij social “instagram”, ka ironizuar këtë lloj diskutimi, duke e shoqëruar me disa të qeshura
Kujtojmë se lajmi për pretendimet e Bashës për t’u zgjedhur president, janë përhapur nga ish kryeministri, Sali Berisha i cili tha se e kishte dëgjuar këtë të thuhet brenda një rrethi të ngushtë./m.j