Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë në një barake në Vlorë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, ndërsa gruaja është ende e paidentifikuar.
“Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje./m.j