Nëna e njërit nga të vrarët në sallën e koncerteve Bataclan në Paris, Nadine Ribet – Reinhart, ka akuzuar Belgjikën për neglizhencën. Ajo thotë se autoritetet belge mund të bënin më shumë për gjetjen e terroristëve. Avokati i saj francez tha se ajo do ta paraqesë rastin në gjykatë.
Shumë nga xhihadistët e sulmit të 13 Nëntorit në Paris, ishin me prejardhje nga Belgjika, raporton BBV, transmeton Gazeta Express.
“Kjo quhet mosveprim , dhe në prag të mosveprimit të tillë janë familjet e të vrarëve. Këta fëmijë nuk do të jetë e mundur të lindin më”, ka thënë nëna e viktimës, Valentin Ribet i cili ishtë avokat i anti-korrupsionit dhe ishte në moshën 26 vjeçare. E dashura e tij, Eva u qëllua gjithashtu, por ajo mbijetoi.
Ai u vra në sallën Bataclan në sulmet e 13 nëntorit, ku u vranë 130 persona nga sulmet e terroristëve.