Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë sot pjesë në konferencën e IDM, promovimi i “shkollës si qendër komunitare”. Gjatë fjalës së saj para të rinjve, kryediplomatja tha se duhet të jenë ambiciozë. Kim e vuri theksin te gjuha e urrejtjes, që siç tha ajo është prezente në politikë.
“T’ja bëni pyetje vetes çdo magjes: kush jam unë, dhe çfarë dëshiroj të bëhem. Respektoni veten, të tjerët! Edhe në politikë dëgjoj ndonjëherë mesazhe urrejtje. Ata duan që ju të urreni dikë tjetër për shkak se janë më të mençur se ju. Ekziston një shprehje: urrejtja gërryen enën që e mban. Duke mbartur urrejtje brenda vetes suaj do të ishte një gjë shumë e dëmshme për ju.
Dua që ta dini se si ambasadë, ju konsideroj ju pjesë e ekipit tonë. Por dua që shpresoj që edhe ju të na konsideroni ne si pjese ekipit tuaj. Shkoni në botë, mbani mend se kush jeni dhe mendoni se çfarë doni të bëni. Kurrë mos e harroni që ju jeni të mirë dhe të shkëlqyer”, u shpreh ambasadorja.
g.kosovari