Një 48 vjeçar, oficer policie i cili krijoi marrëdhënie seksuale të fshehta me viktimën qe kishte rene pre e përdhunimit nga ai eshte dënuar me tre vjet burg.
Simon Rose, 48 vjeç, ishte një oficer i respektuar që i kishte shërbyer Policisë së Madhe të Mançesterit për pesë vjet, kur ai ndërtoi marrëdhënie me nje te re.
Marrëdhënia e tyre zgjati për shtatë vjet deri në tetor 2019, kur emri i saj ra në qendër të vëmendjes për një urdhër kontrolli në shtëpinë e saj, tha prokurorja Vanessa Thomson në Gjykatën e Kurorës së Liverpool.
Gruaja u intervistua dhe nxori në dritë aferën.
Gjykatësi David Swannerton tha:
“Ju keni përfituar nga viktima e cenueshme duke krijuar një marrëdhënie seksuale me të. Ju keni shkelur jo vetëm besimin e kolegëve tuaj të afërt, njerëzve që ju kanë parë si mik, por besimin që publiku pret dhe ka të drejtë të ketë tek punonjësit e policisë.
Sjellja e oficerëve të policisë si ju dëmton besimin në të gjithë shërbimin policor dhe kjo është në dëm të çdo oficeri policie dhe të shoqërisë në tërësi”./m.j
Palaço edhe drejtësia.Të kalbet në burg maskarai