Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e gjashtë, një zyrtar i mbrojtjes amerikane ka thënë se rreth dy të tretat e trupave ruse të pozicionuara zyrtarisht rreth Kievit po zhvendosen drejt Bjellorusisë.
SHBA beson se trupat po furnizohen dhe ndoshta përforcohen me fuqi shtesë përpara se të kthehen në Ukrainë për të vazhduar luftimin.
Zyrtari tha gjithashtu se trupat me shumë gjasa do të zhvendosen në pjesën lindore të vendit në rajonin e Donbasit, por ato ende mund të ndryshojnë diskursin.
“Kjo nuk do të thotë se Kievi nuk është nën kërcënim,” shtoi zyrtari, shkruan Skynews.
Inteligjenca tha gjithashtu se “shumica dërrmuese” e më shumë se 125 Grupeve Taktike të Batalioneve Ruse (BTG) janë ende në Ukrainë.
Duke folur mbi raportet e fundit të mizorive në Bucha, zyrtari tha se pretendimet ishin “qartësisht shqetësuese”.
/b.h