Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg për Jani Kallanxhi, 62-vjeçarin i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të mitur 7-vjeçare.
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë 61 vjecari ka ngritur alibi që vajzen ja kanë abuzuar persona të tjerë.
Ai ka deklaruar që vajzën ja kishte marrë para disa ditësh pronari i një lokali me bashkëshorten,sepse donin t’i bënin një surprizë.
“Kam dyshime që ata mund ta kenë ngacmuar vajzën, mësohet të jetë shprehur ai para gjykatës”
Kallajxhi ka deklaruar gjithashtu që ka kërkuar ndihmë nga bashkia, prefekti dhe shoqata të ndryshme për ushqime dhe për ta cuar vajzën në Tiranë, pasi është e sëmurë.
Burime zyrtare nga Prokuroia e Korccës thonë se akuzat e 61 vjecarit për përfshirje të personave të tjerë në akte abuzimi ndaj të mitures janë alibi. I vetmi person i vënë nën akuzë për ngacmimin e vajzës, dokumetuar edhe me prova filmike dhe dëshmi, është i ati i saj.
/a.r