Pas lajmeve se Keisi punon kamariere në një ‘night club’ në Kanadë, ka ardhur reagimi i reperit Stresi, ish-it të Keisit.
Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka vlerësuar Keisin, si një vajzë punëtorë që gjithmonë nuk pranonte asnjë cent nga askush dhe nuk ka shkuar për lekë me të moshuarit. Ai thotë se ajo është një vajzë e ndershme dhe e edukuar.
“Të paktën punonte dhe ja dilte më së miri, ka lezet. Ka ekonominë e vet, gjithmonë kështu ka qenë, vajzë që s’pranonte asnjë cent nga askush. Vajzë e ndershme, e edukuar, jo po si shumica e vajzave ne Shqipëri që shkojnë me moshën e babes tim s’kanë pikë karakteri. Lum kush ngel beqar ne Shqipëri se 80% nga mosha 17 e sipër janë degraduar”, shkruan Stresi.
/a.r