Në ditën e 40-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus. Që nga dita e parë ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.
Trupat ruse po zhvendosen në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës. “Trupat ruse po vazhdojnë të konsolidohen dhe riorganizohen ndërsa rifokusojnë ofensivën e tyre në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës.
Moska vazhdon të mohojë çdo përgjegjësi përballë masakrës së Buchës dhe sot shpreson që të mbajë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa e quan si ‘provokim ekstremist ukrainas’. Dmitry Polyansky, zëvendës Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit, shkroi në Twitter: ‘Ky është një provokim i urryer i ekstremistëve ukrainas në Bucha, Rusia ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën më 4 prill’.
Që nga e diela, të paktën 1,417 civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus, tha të hënën zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). Nga ata që vdiqën, të paktën 121 ishin fëmijë, sipas OHCHR. Të paktën 2038 civilë janë plagosur.
Forcat ruse akuzohen për gjenocid dhe krime lufte në qytetin ukrainas Bucha, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Kievit; Janë shfaqur imazhe të civilëve ukrainas të shtrirë të vdekur në rrugë gjersa banorët që thonë se viktimat janë vrarë nga ushtarët rusë pa ndonjë provokim të dukshëm;
Zyrtarët ukrainas thonë se disa viktima u qëlluan në kokë me duart e lidhura pas shpine.
Prokurori i lartë i vendit thotë se 410 trupa janë gjetur në qytete afër Kievit si pjesë e një hetimi për krime të mundshme lufte, por disa dëshmitarë janë aq të traumatizuar sa nuk mund të flasin;
Moska ka mohuar se forcat e saj kanë vrarë civilë në Bucha. Liderët botëror i kanë quajtur sulmet në Bucha dhe Irpin të neveritshme dhe krime lufte.
“Kush janë mjeshtrat e provokimit? Sigurisht që Shtetet e Bashkuara dhe NATO,” tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.
Ajo tha se reagimi i menjëhershëm i Perëndimit mbi pamjet e civilëve të vdekur kishte qenë pjesë e një plani për të dëmtuar reputacionin e Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po synon të marrë jugun dhe lindjen e Ukrainës.
Rusia është duke mobilizuar 60 mijë trupa shtesë në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur ushtria ukrainase e cituar nga The Guardian.
Sipas tyre, Moska ka nisur një “mobilizim të fshehtë” prej rreth 60,000 trupash për të zëvendësuar njësitë e humbura në Ukrainë.
Shtabi i përgjithshëm ukrainas shtoi se forcat e Kievit kanë penguar shtatë sulme në territorin e Donetsk-ut dhe Luhansk-ut në 24 orët e fundit.
g.kosovari