Nadia Denysenko dhe tre fëmijët e saj shpëtuan nga Mariupol pas tre javësh nën rrethim të vazhdueshëm nga forcat ruse.
Atyre iu deshën pesë ditë për të udhëtuar nga Zaporizhzhia në Lviv, në Ukrainën perëndimore, një rajon që është kursyer kryesisht nga sulmet e Rusisë.
Për ditë të tëra, vetëm së bashku në banesën e tyre të ftohtë ku dritaret ishin hedhur në erë nga granatimet, ata kishin shumë pak për të ngrënë dhe pothuajse asgjë për të pirë, raporton BBC.
Gjëja e parë që bënë ishte blerja e bukës, sallamit dhe ujit.
“Ne jemi të sigurt dhe mund të blejmë ushqim”, tha ajo për BBC.
“Por djali im ende fsheh ushqimin: bukë, karamele. Ai e fsheh atë në pjesë të ndryshme të banesës ku po qëndrojmë.”
Ajo e pyeti: “Për çfarë?“
“Ai tha: “Kështu që nesër do të ha diçka“.
“Pasi i pamë të gjitha këto, ne u kthyem në shtëpi dhe djali im më i vogël më pyeti: “Mama, pse po përpiqen të na vrasin?”. Çfarë mund t’i kisha thënë? Nuk e di.”
g.kosovari