Zgjedhje të përgjithshme u mbajtën këtë të dielë edhe në Hungari ku rezultatet e para e nxjerrin në avantazh partinë në pushtet të kryeministrit Viktor Orban.
Nga të dhënat e para, Orban shihet se ka marrë 60% të votave ndërsa koalicioni opozitar vetëm 30% të tyre.
Rezultati pritet të ngushtohet pasi ende nuk janë numëruar qendrat e mëdha të vendit ku mendohet që opozita ka mbështetjen më të madhe.
Nëse fiton edhe këto zgjedhje, ky do të jetë mandati i pestë i Orban si kryeministër dhe i katërti radhazi.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë herë opozita doli me një koalicion të përbashkët me qëllim rrëzimin e Orban.
/a.r