Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD Shkodër. Ai u prit nga kreu i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli, dhe ish-kandidati për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.
Gjatë fjalës së tij Basha tha se ai e dha dorëheqjen edhe mbajti përgjegjësin për gabimet e tij, ndërsa shtroi pyetjen se kush do e bëjë të njërën gjë Berisha. Ai tha se Berisha për interesat e tij familjare ka nxitur dhunën dhe përçarjen në parti.
I pytetur nëse u takua edhe me deputetët e Shkodrës, Basha tha se ishte vetë i ftuar në këtë organizim dhe se me ata është takuar e vazhdon të takohem në Parlament.
Ndërsa më tej, lidhur me frikën nga një përballje me Berishën, pas mungesës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Basha u shpreh se fjalës frikë ja ka dhënë me kohë me përgjigjen.
Basha nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit që u zhvillua disa ditë pas dorëheqjes së tij, ku i pranishëm ishte edhe Sali Berisha. I pyetur nëse do të marrë pjesë në mbledhjet e tjera, Basha tha se grupi duhet të çlirohet nga ai që e sheh partinë si pronë private.
“ Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private”, tha Basha.
/a.r