Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Çollaku, ka reaguar sot ndaj trajtimit të shërbimit të jashtëm. Duke kërkuar t’i jepet fund këtij “trajtimi militant dhe mediokër të shërbimit të jashtëm”, Çollaku ndalet tek akuzat e bëra nga ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, për rastin e bustit të Skënderbeut në Londër.
“Trajtimi militant dhe mediokër i shërbimit te jashtëm. Detyrojnë te futet borxh 8 mije euro një ambasador për bustin e Skënderbeut.., paguajnë 360 mije euro për një artikull vetëlavdërues në “Economist”. Rrëfimi i një ambasadori dëshmi e qarte dhe jo e vetme e degradimit te shërbimit diplomatik dhe e shtetit te “rilindur”!
Skandale te tilla gëlojnë neper ambasada ndërsa degradon imazhi i vendit ne bote !!
Ky nivel degradues i trajtimit te shërbimit te jashtëm do te marre fund me largimin e kësaj qeverie te degraduar moralisht dhe profesionalisht”, thotë Çollaku.