Një parashutë me flamurin francez është rrëzuar pas mesdite në Spille, në zonën e plazhit, te Guri i Lëmuar.
ABC raporton se parashutisti, i cili dyshohet të jetë lënduar rëndë, ka humbur kontrollin. Në pamjet e siguruara nga gazetari duket qartë që parashuta është duke humbur lartësi.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi mjekësor i urgjencës kombëtare të njoftuar nga ABC. Po ashtu aty ndodhen edhe tra patrulla të kufirit në drejtorinë e Durrësit.
Gjendja shëndetësore e parashutistit nuk dihet ende ndërsa, patrulla e konstaton në rreth 200 metra nga bregu i detit, në drejtim të zonës së Karpenit.
/b.h