Nikos Dendias, Ministri i Jashtëm grek mbërriti të dielën në Ukrainë. Pasi darkoi në Kishinau të Moldavisë u nis me makinë për në Odessa, për të drejtuar një mision ndihme humanitare në qytetin ukrainas.
Mediet greke raportojnë se Dendias shoqërohet nga Admirali Aleksandros Diakopoulos, Drejtor i Asistencës për Zhvillim Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe konsulli grek në Odessa, Dimitris Dohtsis.
“Qëllimi i vizitës përveç transferimit të ndihmave, është krijimi i një mekanizmi të përhershëm për shpërndarjen e ndihmave humanitare, takimi me anëtarë të komunitetit grek, rihapja e Konsullatës së Përgjithshme në qytet dhe vizita dhe verifikimi i lidhur me historinë greke”,thuhet në njoftimin e ministrisë.
Dendias fillimisht shkoi në Konsullatën e Përgjithshme Greke e cila rihapet dhe më pas në Muzeun e Shoqërisë Mike.
Dendias gjithashtu kishte folur paraprakisht homologun e tij ukrainas, Dmitry Kuleba dhe me kreun e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer për të marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.
Siç ka deklaruar edhe më herët, qeveria greke është e përqendruar te komuniteti grek dhe veçanërisht te Mariupoli, për të hapur një korridori humanitar, për të cilin janë shprehur të gatshme edhe Parisi e Ankaraja që të ndihmojnë.
/b.h