Rexhep Mejdani thotë se Ben Blushi ka të drejtë kur ngre shqetësimin për zhvillimet brenda Partisë Socialiste.
Sipas tij, kjo parti është shpërfytyruar dhe nuk merret vesh se çfarë është.
“Duhet theksuar se ngjyrosjen e një partie nuk e bën kolori i simboleve të saj apo flamuri, as modifikimet por përmbajtja reale e programit të saj politik dhe në mënyrë të veçantë zbatimi konkret I këtij program në qeverisje.
Parë me këtë sy, PS-ja e sotme nuk dihet çfarë është.
Mbështetet tek Blloku, por e ironizon atë.
Ushqehet nga paraja(biznesi), por dhe e parelelizon atë ose e godet.
As “ngjyra” e saj nuk merret vesh.
Prandaj dhe Blushi ka të drejtë që shqetësohet dhe reagon për këtë amalgam aktuale shikimi, veprimi e sjelljeje, shpesh edhe me kalime pindarike të çuditshme, ku edhe respekti i dokumenteve bazë partiakë është thjesht çështje humori”, thotë Mejdani në një intervistë.
KOHA JONË