Turqia ka bërë një njoftim të rëndësishëm këtë fundjavë për anijet që kalojnë në Detin e Zi.
Edhe ushtria rumune njoftoi se ka neutralizuar në fillim të javës një mjet shpërthyes lundrues që kishin zbuluar peshkatarët në brigjet e vendit.
Në fillim të javës së kaluar shërbimi sekret rus FSB dhe Ministria e Mbrojtjes në Moskë paralajmëruan se mina detare ukrainase ishin shkëputur për shkak të një stuhie nga vendet ku ishin vendosur në bregdetin e qytetit Odesa.
Ukraina e hodhi poshtë menjëherë këtë informacion si të rremë. Minat e zbuluara u përkasin rezervave të armatimeve të Ukrainës, por ato e kanë origjinën nga Sevastopoli në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014. Sipas Kievit Rusia po i lë qëllimisht minat të pluskojnë në Detin e Zi në mënyrë që të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Ukrainës.
Rrezik për transporti detar civil
Ndryshe nga minat tokësore për minat detare nuk ka marrëveshje ndërkombëtare që e ndalon përdorimin e tyre. Sipas Konventës së Hagës nuk minat ujore nuk duhet të lihen të pluskojnë si mall pa zot në ujërat ndërkombëtare. Por në kohë krizash dhe konfliktesh të armatosura shteteve u lejohet të vendosin në ujërat e tyre territoriale mina ujore për t’u mbrojtur nga sulmet nga deti.
Pasi marina turke çarmatosi një nga minat e zbuluara në Ngushticën e Bosforit, autoritetet turke ndaluan deri në një njoftim të dytë edhe peshkimin në Detin e Zi gjatë natës.
Ngushtica e Bosforit, që lidh Detin e Zi dhe Mesdheun, është një rrugë tregtare me rëndësi thelbësore për të gjitha vendet fqinje me përjashtim të Turqisë. Ngushtica e Bosforit është gjithashtu edhe vendi nga kalojnë anijet që eksportojnë grurë nga Rusia dhe – zakonisht – edhe nga Ukraina. Bllokimi i kësaj rruge detare ka shkaktuar pasiguri për transportin detar civil dhe mund çojë sërish në rritjen e çmimit të grurit dhe të prodhimeve të tjera./ DW