Pak momente më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan.Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Elbasanit
Në reagimin e siguruar nga “BalkanWeb” bëhet me dije se Ne Elbasan nuk ka të shtëna me armë, por është në operacion Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH.
Deri tani është kapur një person i armatosur me armë zjarri pistoletë, te stacioni trenit në Elbasan dhe është shoqeruar, po vijon operacioni e kontrollet.