Pasi gjykata dha masën “arrest me burg” ndaj ish-deputetit socialist Alqi Bllako, avokati i tij u pyet nëse ish deputeti ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.
“Kjo nuk u përmend në kërkimet e oganit procedurial të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë”, u përgjigj avokati.
Avokati Sokol Hazizaj tha se “kjo nuk është provë bindëse” për përfshirjen e ish-deputetit në aferën e inceneratorëve sa kohë që nuk është provuar se bileta e ish-deputetit është blerë nga Zoto.
“Alqi Bllako si sekretari i përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të aktit që dalin nga Këshilli i Ministrave. Se udhëton në një autobus apo avion, nuk do të thotë se ke lidhje“, tha avokati Sokol Hazizaj.
g.kosovari