Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vdekjen e 3 vajzave në periudhë kohore të shkurtër nga e ëma e tyre Roula Pispirgou.
Protothema shkruan se policia ka zbuluar të dhëna të reja për vdekjen e 9-vjeçares Xheorxhina në Patra.
Dyshohet se e ëma e tre vajzave u jepte fëmijëve të saj substanca të rrezikshme në formën e ilaçeve për të sjellë kështu vdekjen e tyre të ngadalshme, pa rënë në sy.
Megjithatë në lidhje me akuzën ka prova vetëm për vdekjen e Xheorxhinës, e cila ndërroi jetë në janar të këtij viti.
Sipas analistëve, në të tre rastet, gjendja shëndetësore e vajzave nuk parashikonte se ato do të përfundonin në vdekje, me mjekët që secilin rast shprehën fillimisht optimizmëm për gjendjen e tyre shëdetësore, si dhe habinë e tyre për vdekjen e papritur të vazjave.
Sipas ekzaminimeve të fundit toksologjike rezulton se përveç ketaminës në trupin e Xheoxhinës u gjetën dhe benzodiazepi., një substancë që përdoret për përgatitjen e ilaçeve me veti hipnotike dhe relaksuese muskulare.
Sasia e madhe shkakton komplikacione të forta, e për këtë arsye përdorimi i tij duhet të kufizohet vetëm pas vëzhgimit të mjekut. Specialistët thonë se përzierja e ketaminës me benzodiazepinë kanë veti shkatërruese për trupin e njeriut duke e çuar në vdekje.
Sipas dokumentit të analizave toksikologjike, substancat e gjetura janë: Midazolam, nordazepam, clobazam dhe norclobaza. Sipas dokumentit të datës 24 mars 2022 nga hulumtimi i kryer në laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit Aristotele të Selanikut në trupin e Xheorxhinës dhe në kampionin e gjakut janë gjetur substanca antiepileptike që me sa duket i janë administruar fëmijës nga mjekët e spitali : ketamina, tiopental, propofol) dhe benzodiazepina (diazepam, alprazolam, flunitrazepam, etj.), përkatësisht: Midazolam, nordazepam, clobazam dhe norclobazam (benzodiazepinat), ketaminë, norketamil, lidokainë.
Zbulimi i analizave toksikologjike dhe fakti që nëna i ka dhënë edhe ketaminë fëmijës , krijojnë një skenë horror për atë që po kalonte vogëlushja muajt e fundit të jetës së saj. Përdorimi i këtyre barnave, që i përkasin kategorisë së anksiolitikëve në kombinim me anestetikë si ketamina, krijuan një “koktej” mjaft toksik që solli vdekjen trupin e 9-vjeçares.
Kur ndërruan jetë dy vajzat e tjera
Vajza 3-vjeçare dhe 8-muajshe vdiq më 13 prill 2019 në spitalin pediatrik “Paidon”, ku u shtrua me leuçemi në një fazë shumë të hershme. Mjekët e Malenës vlerësuan në atë kohë se sëmundja e saj ishte plotësisht e shërueshme dhe se së shpejti fëmija do të kthehej në shtëpi në Patra.
Fëmija më i vogël i Roula Pispirigou dhe Manos Daskalakis, Iris 6-muajshe, vdiq në gjumë , në shtëpinë e familjes në Patras, në mars 2021. Ajo ishte në të njëjtën dhomë me Xheorxhiën.
Në të dyja rastet dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar nga substancat toksologjike vdekjreprurëse që e ëma i ka dhënë fëmijëve./abcnews
g.kosovari