Rrahman Çela, drejtori i shkollës 9-vjeçare në Lushnje, që u akuzua se ngacmoi seksualisht një të mitur është lënë sot në burg nga gjykata.
Gjykata e ka parë të arsyeshme akuzën e nxënëses dhe ka marrë masën ‘arrest me burg’ për drejtorin deri në përfundim të hetimeve.
Çela u arrestua ditën e djeshme pas denoncimit të bërë nga e mitura 15-vjeçare dhe nga prindërit e saj.
Drejtori ishte mësues i një lënde në këtë shkollë, dhe mësohet se ai e ka ngacmuar vajzën duke i bërë komplimenta. Vajza ka treguar se ai i kishte thënë “Sa bukur je veshur sot!”./m.j