“Nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, merr me vete edhe shumë të tjerë”. Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha, duke komentuar në “Radar Informativ”, prangosjen e deputetit socialist.
Sipas gazetarit, Bllako është një pikë lidhëse mes personave që janë në kërkim për aferën e inceneratorëve dhe veprimeve që janë kryer. Hoxha thekson se ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me ish-deputetin dhe se prokurorit i nevojitet bashkëpunimi në këtë situatë.
Hoxha kujton po ashtu se Alqi Bllako nuk ishte rastësisht në listën e PS, duke lënë pas dhe figura të njohura në këtë forcë politike.
“Prokurori ia ofron këtë status kujtdo personi, që kanë njohur të rëndësishme mbi hetimet. Bllako është një pikë e rëndësishme lidhëse e atyre që janë në kërkim dhe veoprimeve që janë kryer. Bllako edhe po nuk ka bërë vetë shumë gjëra di çfarë ka ndodhur sepse në duart e tij kanë ndodhur. Sot po akuzohet për tjetërsim të një trualli. Prandaj u bë i rëndësishëm fakti dje që nuk po gjendej. Sepse për dijeninë që ka mbi çështjen nëse pranon të bashkëpunojë ai mund të marrë me vete shumë të tjerë.
Ai duhej të dorëzohej sepse largimi ishte një dëm shumë i madh, për ata sipër tij. Deri në këtë moment i vetmi zyrtar që i qëndroi përballë procesit është vetem Saimir Tahiri, dhe për këtë është në burg. Ndërsa ish-Kryeprokurori Llalla u arratis dy javë para vendimit të gjykatës dhe sot ka marrë azil në Itali.
Ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me Bllakon gjate 12 orëve të zhdukjes së tij. Prokurori do që Bllako të jetë bashkëpunëtor. I duhen patjetër informacionet e Bllakos”, tha Hoxha.
g.kosovari