Roland Bejko u shpreh mbrëmjen e sotme në ‘Open’ se i duket absurd fakti që në fillim Berisha nuk la akuzë pa hedhur ndaj Bashës ndërsa tani sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë se fitoi në zgjedhje.
Ai tha se pas deklaratave të Sali Berishës iu duk sikur e gjitha kjo zënkë me Bashën ishte një lojë.
“Duket hapur fare që Berisha donte karrigen në PD, se me këto akuza që ka bërë ndaj Bashës, që është përfshirë në aferat e Ramës, i bie që Basha është për në burg.
Kurse tani Berisha flet sikur s’ka ndodhur asgjë, sikur nuk ndodhi 8 janari, sikur nuk ndodhën të gjitha akuzat ndaj tij,” tha Bejko.
/a.r