Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako tashmë është i arrestuar dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Këtë e ka konfirmuar vetë Policia e Shtetit, duke hedhur poshtë kështu të gjitha dyshimet se ai është arratisur, ashtu siç u raportua mbrëmjen e djeshme.
Me anë të një njoftimi në orët e para të mëngjesit të sotëm, 1 prill, policia sqaron se Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.
Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet ne njoftimin e policise.
g.kosovari