Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije detaje të reja lidhur me ngjarjen që dy ditë më parë shkaktoi bujë të madhe në vend, plagosja dhe kapja e Nuredin Dumanit. Dje, gjatë emisionit “Opinion” se Nuredin Dumani ishte nisur për të ekzekutuar një person në qytetin e Elbasanit, por i prenë rrugën dhe e plagosën.
Sot ai ka publikuar detaje të tjera. Sipas tij, bashkëpunëtori i Dumanit, Henrik Hoxha, i cili është personi që e ka ndihmuar për ta çuar në Fier, ka dhënë detaje për Policinë lidhur me identitetin e personit që do të hiqnin qafe. Por deri më tani dihen vetëm inicialet e tij. Biznesmeni do të eliminohej për llogari të një bande kriminale që merrej më trafikun e kokainës dhe heroinës, por edhe në këtë pikë, “fijet priten”.
“Deri tani në këto momente rezulton që ai ka qenë i përgatitur për një atentat. Personi që është ndaluar, bashkë me të, Henrik Hoxha, ai ka dhënë pak a shumë edhe personin që ka qenë objektivi që sigurisht nuk ishte Talo Çela. Nuredin Dumani mësohet se kishte shkuar në qytetin e Elbasanit për të ekzekutuar biznesmenin me inicialet E.K. Vrasja do të bëhej me pagesë për llogari të nje organizate kriminale të njohur në trafikun nderkombetar të kokaines dhe heroinës, me aktivitet në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Angli. Prokuroria është duke hetuar në lidhje me këtë ngjarje dhe i ka kerkuar Policisë të marrë masa për sigurinë e biznesmenit dhe familjes së tij,”-shkruan në artikullin e publikuar Hoxha.