Në një intervistë për emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga, ideatori dhe një nga realizuesit e projektit TAP, Naskë Afezolli ka folur për marrëveshjen që Shqipëria ka bërë më TAP-in. Afezolli u shpreh se nga marrëveshja Shqipëria nuk përfiton as gaz dhe as transit fees.
Sipas Afezollit, nëse Shqipëria do të merrte transit fees do të përfitonte rreth 93 milionë dollarë në vit. Nëse sot do tëmerrnim transit fees, në buxhetin e shtetit do shtoheshin cdo vit minimumi 90 milione dollarë.
“Nëse do merrnim transit fees, ne do të merrnim 90 milionë dollarë në vit. Nuk po them si Gjeorgjia që merr shumë dhe më shumë dhe nëse do të merrnim sa Gjeorgjia, do të skandalizoheshim për shifrën pasi sot çmimi është 1200 euro për metër/kub dhe nëse do të bënim një llogari do të merrnim 500 milionë euro në vit, e specifikoj nëse do të ishte me çmimin sot dhe nëse do të kishim marrëveshje si Gjeorgjia, por ne nuk mund të krahasohemi me Gjeorgjinë.”, u shpreh në intervistën për Dritare TV, Naskë Afezolli.