Analisti Skënder Minxhozi deklaroi në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se rikthimi i Sali Berishës në krye të PD nuk është zgjidhje.
Sipas tij gjuha që sot përdoret, por edhe sjellja e grupit parlamentar demokrat tregon që rikthimi i Berishës nuk i afron demokratët.
“Situata në janar sado ekstreme dhe dramatike ka qenë më e pastër dhe më e ndershme, kanë qenë dy palë të pozicionuara fort dhe këto dy palë arritën pranë konfrontimit fizik. Grupin e Whatspp e kontrollon një anë, Facebook-un një anë tjetër, kur flasim për organizim të partisë kur qendra ka një problem kaq të madh i iket problemit. Ju jeni superiorë ndaj palës tjetër pas 6 marsit dhe vendimit të Gjykatës. Unë nuk mendoj se nëse bashkohet një degë, unë nuk besoj se ju e bashkoni partinë në këtë mënyrë objektivi kryesor është të fitoni ndaj Ramës dhe mos fitoni ndaj Bashës. Pika e gravitacionit në PD është grupi parlamentar. Të gjitha ën PD u bënë nga dy, i vetmi kuorum që nuk lëviz është grupi parlamentar, më vjen keq t’ua them por gjuha juaj, sjellja e Berishës mënyra se si po shkojnë gjërat aty brenda, shoh që PD ka një problem shumë të madh në grupin e saj parlamentar. Megjithëse Berisha shkoi dhe u ul në sallë braktisi mbledhjen. Të jeni të sigurtë që sa herë që të ulen e kanë të pjekur idenë që kjo parti nuk ka zgjidhje me rikthimin e Berishës”, tha Minxhozi.