Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë me dije detaje të reja lidhur me kapjen e Nuredin Dumanit dje në Fier, i plagosur dje nga përplasja me armë zjarri në Papër. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se Dumani po shkonte të vriste, por në fakt nuk preferoi që të jepte emra. Sipas tij, 39-vjeçari po shkonte të vriste një biznesmen.
“Deri tani në këto momente rezulton që ai ka qenë i përgatitur për një atentat. Personi që është ndaluar, bashkë me të, Henrik Hoxha, ai ka dhënë pak a shumë edhe personin që ka qenë objektivi që sigurisht nuk ishte Talo Çela. Ka qenë një person tjetër i cili jeton në qytetin e Elbasanit. Ai po shkonte për të ekzekutuar dikë. Sipas personit tjetër që e ka ndihmuar, që e ka hequr nga vendngjarja dhe e ka çuar në Fier, po shkonte për të ekzekutuar një qytetar të Elbasanit, i cili ka një biznes atje. Ka qenë për këtë gjë. Ka qenë për këtë gjë, nuk ka qenë për atë që thuhet”, tha Hoxha.
Hoxha u shpreh se deri më tani nuk ka prova që atentati ndaj Dumanit të jetë kryer nga Talo Çela.
“Ka ndodhur përplasja. Prova që provojnë tërësisht, qartësisht që ishte apo nuk ishte Talo Çela, ende nuk ka. Mund t’i gjejnë më vonë, ndoshta, por akoma nuk është e qartë”, u shpreh gazetari.
g.kosovari