Më shumë se katër milionë njerëz në Ukrainë janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës, kanë thënë sot Kombet e Bashkuara.
Në raportin e saj (UNICEF) ka thënë se dy milionë nga ky numër janë fëmijë, raporton BBC.
“Kombinuar me 2.5 milionë fëmijë të tjerë që janë zhvendosur brenda vendit, kjo do të thotë se 60% e fëmijëve në Ukrainë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha Unicef.