Departamenti i Mbrojtjes në SHBA ka bërë të ditur se rreth 20% e forcave të Rusisë janë ripozicionuar në drejtim të kundërt me Kievin. Disa prej tyre sipas Pentagonit janë drejtuar në Bjellorusi gjatë 24 orëve të fundit, raporton BBC.
“Vlerësimi ynë do të ishte ashtu siç thamë dje se ata do t’i furnizojnë trupat dhe ndoshta do t’i fusin në punë diku tjetër në Ukrainë,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë me gazetarët.
Kirby shtoi se Pentagoni beson se forcat që largohen nga Kievi ka të ngjarë të ripërshtaten në Bjellorusi përpara se të ridislokohen për “operacionet e ardhshme” në Ukrainë.
Megjithatë, shtoi Kirby, nuk besohet se në këtë fazë “rimontimi” po vazhdon me ndonjë specifikë.
Zëdhënësi i Pentagonit u shpreh po ashtu se nëse Rusia do të ishte serioze në lidhje me pretendimet për de-përshkallëzimin, ata duhet t’i dërgonin forcat në garnizonin e tyre dhe se forcat ruse janë ende duke sulmuar Kievin “me bombardime, zjarr artilerie si dhe sulme ajrore”.
g.kosovari