Abc ka siguruar foton e momentit të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar nga Nuredin Dumani, i cili u arrestua mbrëmjen e së martës.
Bujar Çela u vra në në 19 shtator të vitit 2020 nga Nuredin Dumani rreth orës 05:45 të mëngjesit, ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal në fshatin Bradashesh në Elbasan.
Bujar Çela në atë kohë 62-vjeç punonte si taksist në të zezë.
Vrasja e Bujar Çelës u bë nga Nuredin Dumani në një distancë të afërt, i cili kishte marrë urdhër për ta ekzekutuar nga Endrit Alibej.
Që prej këtij momenti filloi dhe lufta e ashpër mes Dumanit dhe Talo Çelës të cilët dikur ishin miq të ngushtë, madje pjesë e një bande që grabitën dhe eurot në Rinas.
Kujtojmë që një ditë më parë u arrestua Nuredin Dumani në një apartament në Fier, ku u gjet i plagosur pas një përplasjeje me armë në fshatin Papër në Elbasan.
g.kosovari