Edhe pse Kuvendi anuloi mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores për Alqi Ballkon, me arsyetimin se ky i fundit dorëzoi mandatin me vullnet të plotë, e se tashmë çështja nuk ekziston më, ajo është mbajtur vetëm nga deputetë të PD.
Në procesverbal, deputetet demokratë shprehen se mbledhja është e vlefshme, por në pamundësi vendimmarrjeje lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Bllako.
Sipas tyre, shmangia e kësaj procedure nga Kryetarja e Kuvendit “fut procesin penal në kurthe proceduriale qe mund të shfrytëzohen nga personi i marrë si i pandehur”.
/a.r