Një shkrimi i Monitor për mediat më të klikuara në vend është bërë shkak për replica të ashpra mes Dalina Buzit, që drejton revistën Anabel dhe Alketa Vejsiut, që drejton revistën Class.
Buzi e akuzontë një ditë më parë Vejsiun, se revista e saj kishte ndërruar pozicionet e renditjes dhe e kishte nxjerrë revistën e saj si më të klikuar se Anabel.
Por sot asaj i është përgjigjur Vejsiu, e cila shkruan si më poshtë:
“Ca fjalë për Dalinën
Sot në mëngjes, më nisën screenshoot, një foto nga statusi i Zonjës Buzi! Flitej për një publikim në revistën Class të artikullit të monitor.al për renditjen e mediave online në
Shqipëri. Ai status më prekte drejtpërdrejt personalisht.
Po citoj Dalinkën. “Revista Class e ka marrë komplet shkrimin copy paste dhe ka ndryshuar renditjen duke vendosur më përpara emrin e saj (që renditet më poshtë syri.net dhe opinion.al) dhe pastaj atë të Anabel.” Jo çdo lajm që del online, kam kohë ta lexoj, sepse janë disa gazetarët që kujdesen për këtë në redaksi, por pas akuzave të padenja të Znj. Buzi, lexova dhe e kuptova, atë që isha e bindur që më parë, që gazetarët nuk e kishin ndryshuar absolutisht renditjen.
Ishte shkurtuar shkrimi, për efekt koncentrimi, pa lënë kurrsesi të nënkuptohet që, meqë revista Class përmendet e treta në një paragraf, është e treta në renditjen e përgjithshme. Tabela e monitor.al, e publikuar nga ne, sipas burimit, e bën shumë të qartë renditjen që nuk kishim ndër mend ta ndryshonim. Në shkrimin e monitor. al, përveç tabelës së renditjes, prezantohen me nga një fjali 14 portale. Ne kemi përmendur vetëm pesë prej tyre: Balkanweb, Top Channel, veten, gazetën Tema dhe Shqiptarja.com. Absolutisht jo si një renditje.
Edhe një herë. Renditja është në një tabelë dhe është shumë e qartë. Anabel.al dhe tetë portale të tjera nuk janë prezantuar, sepse shkrimi duhej shkurtuar. Nuk ka asnjë qëllim ky veprim, sepse pjesa e shkurtuar nuk përmbante komplimente apo arritje të mediave të tjera që ne donim t’i hiqnim “në mënyrë anadollake”, siç thotë Dalinka: ishin thjesht fjali përshkruese për këto media. Dhe kushdo që e lexon shkrimin jo vetëm që nuk sheh të thuhet që Class është i treti, por as nuk e ka atë ndjesi, sepse askush nuk ka pasur qëllim ta lërë të nënkuptohej kjo gjë.
Anabel është në renditje më lart sesa Class. Kjo shihet në tabelë. Ku e sheh Dalina që revista Class ka vënë veten më lart dhe pastaj Anabel më poshtë?
I kërkova Zonjës në privat të kërkonte ndjesë publike për ç’kishte shkruar… Por kjo ndodh vetëm me njerëz qytetarë.
Statusi i saj vijon: “Meqënëse kam ca vite më shumë gazetarie se Znj.Vejsiu, i kujtoj se kur merr diçka copy paste ose nise dhe bitise siç është dhe cito burimin, ose mos e deformo në favorin tënd”.
Edhe unë po i kujtoj disa gjëra Znj. Buzi, që xhelozinë njerëzore ia njoh me zë dhe me figurë. Të jesh drejtuese e një medieje, nuk do të thotë të jesh gazetare dhe kot ka merak të më kujtojë aftësitë e gazetarisë, sepse unë nuk kam pretenduar kurrë që jam gazetare e mirëfilltë, por parimet ia njoh dhe ia respektoj. Artikulli është kopjuar dhe është cituar. Artikulli është shkurtuar, pa tendencë, pa selektivitet dhe askush nuk e ka deformuar. Unë jam e sigurt që, çdo sy, edhe ai më indiferenti, e sheh qartë renditjen në tabelë. Askush nuk ka tentuar t’i hedhë hi, as atij syri, por një syri që do të shohë të keqen ku nuk është, nuk kam çfarë t’i bëj.
Dhe ky “modifikim”, sipas Znj. Buzi, qenka bërë për një garë budallaqe që po krijoj me Anabel, të cilën unë e paskam “marrë për shembull” përderisa kërkova nga partnerët e saj të ndërtoja një portal njëlloj si ai. Po si mund të të marr për shembull, kur unë e përçmoj modelin tënd?! Ti mund të mendosh ç’të duash, por ja ku po ta shpreh hapur mosvlerësimin. Një djalë poston një foto të së dashurës. Ja pse të gjithë i thonë të martohet me të
Online-i për mua, si frymëzim, e ka origjinën nga njerëz me ndikim botëror, atyre u jam referuar: Oprah Winfrey, Lauren Conrad, Chiarra Ferragni dhe të gjitha versionet online të revistave prestigjioze si Harper’s Bazaar, Vanity Fair, Vogue, Red, Huffington Post etj. Takimi im me Co. Partnerët e revistës ka qenë krejt rastësor, por është një bashkëpunim i frytshëm me ide të reja çdo ditë. Nuk është kurrsesi mbivendosje idesh.
Median Online e kanë shpikur të tjerë pionerë në botë! Flasim pak për Dance with me, të TV Klan. Spektakli ka mesatarisht 45%-50% share të audiencës dhe, në net piku, 65% share. Ka nevojë të shtoj më gjë? Në televizion kam vite që jam në prime time dhe kuotimin, nuk mund të ma bësh ti, ashtu siç nuk mund të më tregosh as cepin (çfarë quan cep ti zonja Buzi?). Nuk ke as tagrin, as staturën. Ti mund të bësh shkrime vlerësuese ose goditëse. Unë kam dy prej tyre, Made in Alketa dhe Alketa dhe Vera, kimia që prodhon sukses”.
TEMA