Rritjet e mëdha në kostot e prodhimit nga lufta në Ukrainë, po e çojnë bujqësinë e Greqisë drejt kolapsit.
Mediat greke ngrejnë kështu alarmin mbi nevojën për mbështetje të menjëhershme dhe thelbësore për bujqit dhe fermerët në vend.
Sips ekspertëve, lëndët e para, karburantet, energjia elektrike, plehrat kimike kanë pësuar rritje të mëdha muajt e fundit. Plehrat kimike, u raportua se kishin pësuar një rritje me 165 përqind.
Foragjeret, nga rreth 200 euro për ton një vit më parë tani kushtojnë deri në 600 euro.
Fermerët, si hallka më e dobët e zinxhirit ushqimor, po e ndiejnë më shumë mbi supe rritjen e kostove.
/b.h