Tre korridore humanitare pritet të hapen ditën e sotme në Ukrainë, në jug të vendit. Këtë e bën të ditur në Telegram zëvendëskryeministrja Iryna Vereshcuk.
Ato kanë të bëjnë me evakuimin e banorëve të Mariupolit dhe dërgimin e ndihmave humanitare në qytetin e Berdyansk si dhe dërgimi i ndihmave dhe evakuimi i njerëzve nga qyteti i Melitopolit, një kolonë njerëzish me mjetet e tyre nga qyteti Energodar në Zaporizhia.
“Dje në Stamboll, delegacioni rus mori propozime për të organizuar korridore humanitare nga 97 vendbanimeve më të prekura në rajonet e Kharkiv, Kiev, Kherson, Chernihiv, Sumy, Zaporizhia, Donetsk, Lugansk dhe Mykolayiv”, tha zëvendëskryeministri.
/b.h