Henrik Hoxhaj, 40-vjeçari i cili u kap bashkë me Nuredin Dumanin në një apartament në Fieri ishte bashkëpunëtor me të shumëkërkuarin. 40-vjeçari nuk jetonte në një apartament me Nurdin Dumanin, por kishte rol ta ruante atë.
Po ashtu mësohet se Hoxhaj qëndronte i armatosur rreth oborrit të apartamentit, ndërsa në momentin e arrestimit policia e kapi me një pistoletë në brez, ndërsa gjatë kontrollit në makinë, iu gjet edhe një pistoletë tjetër.
Policia beri te ditur gjithashtu se nga kontrolli në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, u gjet e u sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Grupi Hetimor.
Po gjatë operacionit, u kapën edhe dy persona të tjerë për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani.
/b.h