Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka bërë publike përditësimin e fundit mbi luftën në Ukrainë, shkruan Sky News.
Sipas saj, është pothuajse e sigurt që Rusia ka dështuar në objektivin e saj për të rrethuar Kievin për shkak të pengesave të përsëritshme dhe kundërsulmeve të suksesshme nga forcat ukrainase.
“Rusia duke thënë se do të reduktojë aktivitetin rreth Kievit, mund ta pranojë se e ka humbur luftën aty”, thuhet më tej në njoftimin e inteligjencës.
Megjithatë, sipas inteligjencës britanike, ka të ngjarë që Rusia tani ta devijojë ofensivën nga veriu në rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje.
g.kosovari
Asnjëherë nuk ka qenë Kievi objektivi.Kujtoni pse filloi kjo luftë .Donin rrëzimin e qeverisë naziste ukrainase,sipas rusëve,donin njohjen e Krimesë,njohjen si republika popullore të pavarura të Donjetskit Donbas dhe Luganskut brenda territorit ukrainas.Donin të mësohej gjuha ruse në të gjitha rajonet ruse kjo e sanksionuar me ligj në kushtetutën ukrainase.Donin nazifikimin dhe çarmatimin e Ukrainës dhe që kjo të mos hyjë në NATO dhe të mbetet shtet neutral.