Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka paralajmëruar se numri i vogël i forcave ruse janë larguar nga Kievi në ditët e fundit. Sipas Pentagonit, Rusia mund të shkaktojë vrasje masive përfshirë edhe ndaj banorëve të Kievit.
“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje e vërtetë dhe se ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur të shikojmë për një ofensivë të madhe kundër zonave të tjera të Ukrainës. Kjo nuk do të thotë se kërcënimi ndaj Kievit ka marrë fund”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby në një konferencë.
“Askush nuk duhet të mashtrojë veten me pretendimin e fundit të Kremlinit se ai papritmas thjesht do të reduktojë sulmet ushtarake pranë Kievit, apo se do të tërheqë të gjitha trupat ushtarake”, tha Kirby.
Ai shtoi se numri i forcave ruse që largohen nga kryeqyteti ukrainas “nuk është afër shumicës së asaj që ata kanë grumbulluar kundër Kievit” dhe se Rusia ka vazhduar sulmet ajrore kundër qytetit “madje edhe sot”.
“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje e vërtetë dhe se ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur të shikojmë për një ofensivë të madhe kundër zonave të tjera të Ukrainës,” vuri në dukje Kirby.
Sipas tij, forcat e ripozicionimit po lëvizin “më shumë drejt veriut”, por se është “shumë herët për të thënë” se cili do të jetë destinacioni i tyre përfundimtar.
“Ka të ngjarë më shumë një ripozicionim që do të përdoret diku tjetër në Ukrainë. Se ku saktësisht, nuk e dimë”, tha ai.
/b.h
Kur flisni ju që i keni bërë gjëmën botës