Një shqiptar rezident në Mira, Ladi Ndoja 36 vjeç dhe bashkëkombasi i tij Lorenc Dona 31 vjeç rezident në Vigonovo janë arrestuar nga antidroga e Venecias pasi u kapën me 50 kg marijuanë. Arrestimi i Ndojës u bë i mundur pasi policia kishte konstatuar lëvizje të shumta të të rinjve që dilnin dhe hynin në banesën e emigrantit.
Shqiptarët, të cilët kishin leje qëndrimi, janë bllokuar njëri pas tjetrit, sepse ndërsa shqyrtonin shtëpinë dhe garazhin e Ndojës, policët kanë parë të hyjë edhe shtetasin Dona.
Ky i fundot u kap me para në duar, një kopje të çelësit të banesës dhe çelësin e kapanonit në Peraga, fraksion i Vigonzas
Në brendësi struktura e Policisë rikuperoi të gjithë materialin që përdorej për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës.