Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, ish-drejtori ekzekutiv i EGL në Shqipëri Bashkim Baholli hedh dritë mbi shumë anë të panjohura të projektit të TAP në Shqipëri. Kujtojmë që EGL ishte kompani tregtare energjie me bazë në Zvicër, e cila inicoi projektin e gazsjellësit të TAP, ndërsa Bashkim Baholli deri në vitin 2016 ishte drejtori ekzekutiv i EGL.
Baholli shprehet nëse Shqipëria nuk merr transit fees nga TAP, atëherë është një marrëveshje vjedhjeje. Baholli e shpjegon marrëveshjen e TAP me fjalinë “ndiq paratë për ta kuptuar se pse Shqipëria nuk ka gaz dhe as transit fees edhe pse kalon TAP”.
Fshehja ime nga kjo punë nuk mund të jetë nga padija, unë nuk e pohoj dot por më fshehën njerëzit që morën paratë. Unë them “ndiq paratë për ta kuptuar se pse Shqipëria nuk ka gaz edhe pse kalon TAP”. Flukset dhe reflukset e marrëdhënies së politikës me EGL-në janë të kësaj natyre.
Jam i bindur që EGL nuk është përzier në këtë punë, janë pazare të tjera dhe EGL nuk është në ato pazare. Nëse Shqipëria nuk merr transit fees nga TAP, atëherë është një marrëveshje vjedhjeje”, u shpreh në një intervistë ekskluzive për “Shqip” ish-drejtori ekzekutiv i EGL në Shqipëri Bashkim Baholli./Dritare.net
Je nja 15vjet me vonese Bashkim. Apo si gjithmone “kalova lumin te dhjefsha kalin”
Kshu ja bone edhe Nexmijes edhe Ilirit, kshu po bo edhe ne demokraci…..
Burre shkerdhat.