Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjes. Një 50-vjeçar i cili po lëvizte me një motor është përplasur nga një mjet.
Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vend. Mësohet se viktima quhet Tomorr Zeqo.
Ndërkohë autoritetet kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit, një 31-vjeçar me iniciale A.V. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të saj.
/a.r