Pasi Prokuroria e Posaçme i kërkoi autorizim për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, me dyshimin dyshimin se ka falsifikuar dokumente për shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, Kuvendi ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit. Në këtë mbledhje do shqyrtohet kërkesa e SPAK.
Njoftimi i Kuvendit
Ju njoftoj se nesër, më datë 30.03.2022, ora 18:00, në Kryesinë e Kuvendit, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit, për shqyrtimin e kërkesës së ardhur nga SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. (Urdhër nr. 22, datë 29.03.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)/m.j