Teksa sektorë të tjerë tashmë të maturuar si ndërtimi dhe tregtia, po diversifikohen në Bujqësi dhe eksportet e prodhimeve bujqësore këtë vit për disa produkte kanë pësuar rritje gati 40 për qind, sektori i bujqësisë në përgjithësi po shfaq dobësi. Që nga tremujori i fundit 2014 deri në tremujorin e tretë të 2015, ka pësuar rënie vjetore nga tremujori ne tremujor .
Aktiviteti bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati një rënie prej 1,40 %, sipas të dhënave të INSTAT.
Por teksa zinxhiri i tregtisë së prodhimeve bujqësore ka ardhur në përmirësim për shkak të kërkesës së jashtme në rritje për produktet shqiptare dhe mbështetjes me subvencion të grumbulluesve, volumet e prodhimeve bujqësore kanë shënuar rënie.
Shkak kryesor mësohet të jenë përmbytjet e vitit të fundit, ku në harkun e 13 muajve zonat me produktive bujqësore, të tilla Lushnja janë përmbytur tre herë.
Vetëm nga reshjet të 6 janarit që përmbytën mbi 6 mijë hektarë në Shqipërinë e mesme dhe atë të Jugut përllogaritet në faturë paraprake rreth 1 milionë euro.
Pesha e sektorit të Bujqësisë në rritjen ekonomike të vendit është mbi 18 për qind, teksa sektori punëson mbi 50 për qind të forcës së aftë për punë.