Vendndodhja e vajzës “sekrete” të Vladimir Putin dhe nënës së saj është zbuluar nga korrierët ushqimorë.
Dërgesat për 19-vjeçaren Luiza Rozova u gjetën kur u hakua një bazë e të dhënave e korrierëve të ushqimit, duke zbuluar apartamentin luksoz me një vlerë prej 1.7 milionë paund.
Nëna e Rozovës, 45-vjeçarja Svetlana Krivonogikh, është një nga femrat më të pasura të Rusisë, e cila nga një pastruese u shndërrua në multimilionere që ka rreth 74 milionë paund pasuri financiare dhe pronësi.
Ajo nuk i ka komentuar pretendimet se vajza e saj Luiza është e bija e Presidentit rus, dhe as Luiza po ashtu.
Dyshimet për vajzën e fshehtë u transmetuan nga një media e pavarur që më vonë u bllokua nga autoritetet.
Fëmija i përfolur i Putinit jeton jetën luksoze në një apartament 4306 metra katrorë në një nga adresat më të kërkuara të Shën Petersburgut, që ndodhet në “Trekëndëshin e Artë”.