Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE Zef Mazi thotë se BE duhet të mbajë premtimin e saj për procesin e anëtarësimit të vendit tonë në familjen evropiane dhe se për këtë nuk ka më kohë për të humbur, sidomos pas zhvillimeve të fundit që kërcënojnë sigurinë botërore.
Mazi në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian kërkoi që BE të mos e lërë Shqipërinë te dera e saj, ‘duke pritur Godonë’.
“Çështja e madhe e këtij shekulli ku kemi hyrë është nëse populli i dedikuar i Shqipërisë do anëtarësohet duke ndjekur korsinë e shpejtësisë apo do lihet ku është te dera duke pritur Godonë.
Dëshiroj të besoj se në këto kohë të vështira që po kalojmë, është imperative të përthithemi në kampin e BE vërtet shpejt, pavarësisht përcaktimit të fjalës shpejt.
Dua të shpresoj që peshorja do anojë nga ana e asaj që është për t’u bërë.
Drejtësi ndaj nesh e drejtësi ndaj premtimeve që BE ka bërë.
Unioni duhet të ishte i qartë, BE është shoqëri që merita individuale është kriter për avancim për anëtarësim.
Edhe mund të ndodhë që në përpjeke për të bërë punën tonë, si e shohim ne këtë punë, herë herë mund t’u krijojmë ndonjë vështirësi. Nëse del se është kështu, do na vijë shumë keq.
Por edhe sikur të ndodhë kështu e di që ju s’do na kërkoni të lëvizim asnjë centimeter nga bërja e punëve tona, të punuarit me forcë e përparimi në rrugën tonë drejt BE. Duke punuar bashkë me ne brenda unionit Evropa do bëhet me e fortë, më demokratike, më stabël, e plotë, më e fortë e më e sigurt. Nuk ka kohë për të humbur”, tha Mazi.
/b.h