Aktori dy herë fitues i çmimit Oscar Denzel Washington u përpoq të ngushëllonte Will Smith pasi ai goditi prezantuesin Chris Rock në fytyrë, raporton Daily Mail.
Smith, i cili pesëmbëdhjetë minuta më vonë fitoi aktorin më të mirë për King Richard, doli në skenë dhe e goditi Rock-un në atë që në fillim dukej si një shaka, por humori u kthye në tronditje disa momente më vonë kur Smith, bërtiti ‘ Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote.’
Gjatë fjalimit, Smith zbuloi atë që Uashingtoni i kishte thënë gjatë pushimit të reklamës: “Ki kujdes në momentin më të lartë… atëherë djalli vjen për ty”.
Më vonë gjatë një pushimi reklamash, Smith u pa gjithashtu duke u ngushëlluar më tej nga Tyler Perry dhe Bradley Cooper, të cilët vendosën duart e tij mbi supe.
g.kosovari