Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi.
Me anë të një videomesazhi, diplomatja amerikane thotë se vizat turistike tashmë nuk do të jenë më 3-vjecare, por do të zgjaten në 10 vite.
“Tashmë do ta bëjmë me të lehtë për shqiptarët, të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Amerikë, të shohin vendet tona dhe të ndërtojnë marrëdhënie biznesi.
Duke filluar nga 1 prilli, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga 3 në 10 vjet. Kjo do të thotë ser nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas viza juaj do të jetë e vlefshme për 10 vjet, jo vetëm 3”, thote ambasadorja Kim.
“Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. Shihni videon për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi fantastik!”, shkruan ambasada amerikane ne Facebook.
g.kosovari
Ky eshte nje lajm i madh , shume faleminderit