Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të zbatojë atë që ai e quan “skenari korean” në Ukrainë, pasi nuk arriti të marrë kryeqytetin dhe të rrëzojë qeverinë legjitime, raporton BBC, përcjell abcnews.al.
Kyrylo Budanov thotë se prioritetet e Vladimir Putinit janë lindja dhe jugu i Ukrainës, pasi ofensiva e tij ka ngecur në masë të madhe.
Nëse është në gjendje të marrë atë territor, ai thotë se Putini më pas do të përpiqet të krijojë një vijë demarkacioni që ndan atë zonë nga pjesa tjetër e Ukrainës, siç ndodhi pas luftës së Koresë.
Megjithatë, shton ai, një nga problemet kryesore të Rusisë është krijimi dhe mirëmbajtja e një korridori tokësor midis lindjes dhe Krimesë. Në këtë zonë qëndron Mariupoli “i pathyeshëm”, shkruan BBC.
Në çdo rast, parashikon gjenerali Budanov, ky kuazi-shtet do të ishte i paqëndrueshëm, duke pasur parasysh rezistencën e popullatës vendase./m.j