Detaje te reja nga zjarri në komisariatin numër 5 ku humbi jetën një 26-vjeçar. Sipas dosjes hetimore, Arben Mici ishte shoqëruar në polici 22 herë gjatë dy muajve të fundit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se mbrëmjen e kaluar ai është lejuar të ndezë një cigare dhe e kanë nxjerrë në korridor. Në një moment është kthyer në qelinë e izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut. Nga asfiksia ka gjetur vdekjen 26-vjeçari, ndërsa është lënduar Dilaver Idrizi.
Kushtet në dhomat e izolimit në komisariat janë shumë të rënda. Është rekomanduar nga Avokati i Popullit mbyllja urgjente e tyre. Dyshohet se policët kanë qenë duke parë ndeshjen që kanë reaguar me vonesë. Për shkak se ambientet janë pa ajrim zjarri mund të shkrumbonte të gjithë komisariatin./m.j